Kryeministri i Kosovës ka folur për një luftë të mundshme në vend, me Rusinë si nxitëse.
Në një intervistë për La Repubblica, Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”.
Kështu e fillon autorja Melanie McDonagh, një gazetare irlandeze që punon në Londër, një shkrim për mediumin britanik The Spectator, në të cilin flet rreth gjendjes së krijuar së fundmi në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Por a duhet të shqetësohemi?
“Unë do të thosha që duhet të qetësohemi”, shkruan gazetarja. “Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thash se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë”.
Megjithatë, thekson ajo, “Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e rojeve kufitare, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë”.
“Ajo që është e rëndësishme këtu është se bisedimet e gjata ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë duke u zhvilluar prej disa vitesh, nuk kanë arritur askund”, vë në pah gazetarja.
Për më tepër, vlerëson ajo, “ka një arsye të mirë që si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe kryeministri i Kosovës të flasin për tensionet në mënyrë që të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme”.
“Situata ekonomike në Kosovë është veçanërisht e rëndë; dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë largohen çdo vit nga vendi, shumë prej më të arsimuarve ‘tërhiqen’ nga Gjermania; mjekët, për shembull, merren nga universiteti për shërbimin shëndetësor gjerman, me pasoja të pashmangshme për sistemin shëndetësor vendas. Ka mungesë të investimeve të huaja, papunësi të lartë dhe sundimi i ligjit është problematik. Pra, shpërqendrimi nga dështimet shtetërore në një ngecje në veri të Kosovës është i dobishëm për të dyja qeveritë”.
Por arsyeja e dukshme pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë, sipas saj, është se amerikanët, nuk do ta lejojnë atë.
“Ata kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. KFOR-i (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO me mbi 3,000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. Edhe Britania po trajnon forcat e mbrojtjes kosovare. Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të stilit të Ukrainës. Nuk jemi as afër. Ka shumë për t’u shqetësuar në ish-Jugosllavi, por nuk është gushti 1914, apo edhe prilli 2022. Qetësohuni, të gjithë”, ka shkruar në fund Melanie McDonagh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova