Qentë ikën prej kafazit, mbushën banesën me pupla pasi shqyen jastëkët e ri (Video)

21:"© Caters News Agency
Mary Elizabeth Hatch ka mbetur e hutuar, kur arrti në banesën e saj në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, për ta gjetur të mbuluar nga puplat.
E tëra ndodhi pasi qentë e saj kishin ikur prej kafazit dhe nisën t’ia shqyenin jastekët e rinj, transmeton Telegrafi.
“Faji është te unë, është dashur të provoj e a kam mbyllur mirë kafazin”, ka shkruar ajo, në përshkrimin e videos.
Në anën tjetër, qentë dukej se kënaqeshin derisa shtriheshin dhe vraponin nëpër puplat e shumta që ishin shpërndarë në dysheme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































