LAJMI I FUNDIT:

Qentë elektoral

Qentë elektoral

Një pretendues për kryetar komune ka shkuar në një shtëpi qensh për t’i shfrytëzuar ato që t’i bëjnë reklamë në fushatën para-elektorale.

Qentë i kanë vërshuar rrugët e qytetit Bacau të Rumanisë, ndërsa në shpinë mbanin afishe ku shkruante: “Votoni për Radu Nicolau’”.

Ky veprim është kritikuat nga organizatat e ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, të cilët e kanë kritikuar politikanin, duke e quajtur këtë akt, “eksploatim të sëmurë”.

Mirëpo, Nicolau nuk është penduar për këtë dhe ka thënë: “Është mënyra më e mirë për ta përhapur mesazhin tim. I dua qentë dhe ata mund ta përhapin fjalën për fushatën time në më shumë vende dhe shumë më shpejtë sesa unë, apo bashkëpunëtorët e mi”.