LAJMI I FUNDIT:

Qentë e bllokuar në një hapësirë të ‘ndarë’ nga llava mbahen gjallë me pako ushqimore të ofruara nga dronët – pamje të pasojave të vullkanit në Ishujt Kanarie

Qentë e bllokuar në një hapësirë të ‘ndarë’ nga llava mbahen gjallë me pako ushqimore të ofruara nga dronët – pamje të pasojave të vullkanit në Ishujt Kanarie

Qentë e braktisur të bllokuar në një ishull të vogël toke “të prerë” nga llava e vullkanit La Palma po mbahen gjallë me pako ushqimore të dërguara nga dronët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë disa qen të dobësuar të shtrirë brenda dhe rreth një oborri të rrethuar me mure, të mbuluar me hirin nga llava vullkanike në zonën malore të Todoque.


Ata mund të shihen duke ngritur kokën për të parë një dron që fluturonte sipër, para se të binin paketat e ushqimit nga qielli, të cilat i hapin me dhëmbë dhe putra për të marrë ushqimin e nevojshëm.

Në një deklaratë, Këshilli i Ishullit të La Palma falënderoi dy kompanitë lokale – Ticom Soluciones dhe Volcanic Life – për ushqimin e qenve gjatë pesë ditëve të fundit.

'Shtëpia mrekulli' në Ishujt Kanarie që i shpëtoi shpërthimit vullkanik, më në fund ‘gëlltitet’ nga llava
Lexo po ashtu 'Shtëpia mrekulli' në Ishujt Kanarie që i shpëtoi shpërthimit vullkanik, më në fund ‘gëlltitet’ nga llava

Ata janë të vendosur të vazhdojnë për aq kohë sa të lejojnë kushtet e sigurisë dhe ato meteorologjike.

Kompanitë janë ndihmuar nga veterinerët që zgjedhin ushqimin dhe vendosin për pjesët që i përshtaten situatës.

Këshilli tha se helikopterët nuk mund të fluturojnë në zonë për shkak të ajrit të nxehtë që del nga llava dhe hiri vullkanik që mund të dëmtojë rotorët, kështu që qentë nuk mund të transportohen për momentin.

Ndërkohë vullnetarët po punojnë për të “nxjerrë” qindra shtëpi të varrosura nën hirin toksik në La Palma, pasi ishulli u godit nga tërmeti më i fortë që nga një shpërthim vullkanik gati një muaj më parë.

Kodrat përreth janë gjithashtu të mbuluara me hi, me majat e pemëve që duken nga brenda grumbujve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori