Qeni e mbron foshnjën nga rënia ndërsa shikon televizor në mënyrën më të lezetshme

Ndonjëherë në internet hasim video që na ndalojnë dhe na nxjerrin një buzëqeshje, dhe pikërisht këtë e ka bërë videoja e qenit Thor.
Kjo racë shpesh dallon për butësinë, besnikërinë dhe natyrën mbrojtëse. Në këtë rast, Thor tregoi pse raca e qenve ‘staford’ kanë një reputacion kaq të mirë.
Në videon që u bë virale në TikTok, Thor qëndron me durim pas anëtarit më të vogël të familjes, një foshnje që po shikon televizorin.
@daniellemaxwellxx What did we do to deserve dogs😭😭 #dogs #baby #dogsoftiktok #love #fyp
Ndërsa sytë e fëmijës janë të përqendruar në ekran, Thor nuk e heq shikimin prej saj. Trupi i tij krijon një barrierë sigurie dhe është gati të reagojë nëse fëmija humbet ekuilibrin.
Kur foshnja hidhet nga gëzimi, ai qëndron i palëkundur, gati ta mbajë nëse ajo rrëshqet.
Në fund të videos, edhe ai për një çast shikon ekranin, sikur edhe vetë dëshiron të shohë çfarë po e tërheq kaq shumë vëmendjen e motrës së vogël.
Videoja mori shpejt 2.7 milionë pëlqime dhe mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

































