Në një fermë në Kinë, delja ka pjell një qengj që ka gjashtë këmbë.

Shkaku i këtij deformimi, gjallesa qëndron me vështirësi e ngritur dhe nuk ia del të hedh asnjë hap, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar, qengji shihet duke ndenjur vetëm, ndërsa kafshët tjera lëvizin të lira përreth.

Qengji duket se ka edhe një çrregullim tjetër, sepse rri gjatë tërë kohës me kokë poshtë. /Telegrafi/