Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit.
Kreu i njësisë së Komisionit Evropian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.
“Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese (kundër Rusisë)”, ka deklaruar Miller në mbledhjen e Komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë.
Edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian (PE), Vladimir Bilçik, tha se mosvendosja e sanksioneve do të kishte pasoja për Serbinë, ndaj shprehu shpresën se Beogradi zyrtar do të harmonizohet me vendimet e BE-së për Rusinë.
“Shtetet sovrane marrin vendime sovrane, por vendimet sovrane kanë gjithashtu pasoja për partneritetet ndërkombëtare, aleancat dhe integrimin evropian. Shpresoj se vendimet në Serbi, pas zgjedhjeve, do të reflektojnë aspiratat evropiane të Serbisë”, tha Bilçik.
Ai paraqiti projekt-rezolutën për Serbinë para komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian. Me këtë rezolutë, PE-ja do t’i kërkojë zyrtarisht Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Shefja e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Elsa Fenet, i vlerësoi pozitivisht vendimet e Serbisë për të votuar në Kombet e Bashkuara, por tha se pavarësisht nga këto vendime të rëndësishme, duhen veprime konkrete.
“Serbia nuk ka harmonizuar ende asnjë nga masat kufizuese që lidhen drejtpërdrejt me sanksionet kundër Federatës Ruse. Kontaktet me Rusinë vazhdojnë në nivelin më të lartë, duke përfshirë disa personalitete kundërthënëse. Serbia mban fluturimet me Rusinë”, ka thënë Elsa Fenet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për shtyp, më 21 prill, se Serbisë po i krijohen probleme të mëdha dhe ajo po “paguan çmim shumë të lartë”, për faktin se është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese kundër Rusisë.
“Ne i respektojmë shumë ata dhe janë tmerrësisht të rëndësishëm për ne, por mos u zemëroni, qytetarët e Serbisë dhe Kuvendi i Serbisë janë shumë më të rëndësishëm për ne”, tha ai.
Serbia është i vetmi vend që po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së pa respektuar vendimet e Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet kundër Rusisë. Zyrtarët në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi, vazhdojnë të refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Kremlinit.
Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara (OKB), por është shprehur qartë se i mbështetë vetëm vendimet që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke e quajtur një “mision special ushtarak”.
Që nga ajo kohë, Rusia është goditur me sanksione të shumta nga vendet perëndimore. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri