LAJMI I FUNDIT:

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” përshëndet fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” përshëndet fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ me bazë në Zvicër ka përshëndetur fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë”.


Sipas kësaj qendre arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori