QË T’JU DUKEN PERFEKT VITHET NË INSTAGRAM: Rregulla të arta për BELFIE cilësore

Meshkujt i ka ngazëllyer ky trend. Nëse janë kënaqur me fotografitë e vitheve të ndryshme, nga tani do të jenë edhe më të kënaqur, sepse i presin përsosmëri të vogla të vërteta. Dhe, mbase nuk janë edhe aq të vogla.
Pasi që trendi selfie ka shpartalluar internetin, ka filluar rendi i ri i quajtur belfie. Kjo në të vërtetë është njësoj sikur selfi, por që vithet janë në plan të parë, transmeton Telegrafi.
Ky emër është për shprehitë e damave të famshme që vetë t’i fotografojnë vithet e tyre.
Belfi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në rrjetet shoqërore, ndërkaq shumica e personaliteteve të njohura i janë përkushtuar këtij trendi.
Kim Kardashian është e para që me belfi ka treguar se vetëm disa muaj pas lindjes ka kthyer linjën e mëparshme.
Do t’ju zbulojmë disa sekrete për selfi të përsosur. Zgjidhni rroba të brendshme seksi, ndërkaq filtrat në Instagram do ta bëjnë pjesën tjetër të punës.
E gjitha ka të bëjë me ndriçimin. Merrni pozë të përshtatshme dhe fikni blicin në rast se fotografoheni para pasqyrës. Nëse nuk e fikni, në pasqyrë në një pjesë do të shfaqen pika vezulluese. Dhe kur tashmë përmendëm pasqyrën, shikoni që në prapavijë të mos shihet në dysheme ndonjë çorapë e ndotur, sepse përfundimisht do ta “vrasë” seksipilitetin.
Para belfit, përdorni losion për vithet tuaja në mënyrë që të mos duken të thata, por të hidratuara dhe seksi. /Telegrafi/















































