LAJMI I FUNDIT:

Qe çfarë duhet të dinë të gjithë shoferët: Kur duhet t’i ndërroni fshirëset?

Qe çfarë duhet të dinë të gjithë shoferët: Kur duhet t’i ndërroni fshirëset?

Rrezet e diellit dhe kushtet atmosferike e ndryshojnë materialin aq shumë me kalimin e kohës saqë bëhet më i fortë dhe i humb vetitë e tyre

Shirat e vjeshtës dhe shenjat e para të dimrit përsëri sollën në jetë historinë e fshirëseve, transmeton Telegrafi.

Auto Clubi Gjerman (ADAC) nëpërmjet një hulumtimi ka arritur në përfundim se, pavarësisht nga intensiteti i përdorimit të fshirëseve, ato duhet të ndërrohen pas vetëm 24 muajsh.


Rrezet e diellit dhe kushtet atmosferike e ndryshojnë materialin aq shumë saqë bëhet më i fortë dhe i humb vetitë e kërkuara.

Domethënë, fshesat nuk do të pastrojnë më xhamin si kur kanë qenë të reja, transmeton Telegrafi.

Rekomandohet që t’i ndërroni në kohë, pasi ato janë një pjesë e rëndësishme e pajisjeve të makinës suaj kur bëhet fjalë për sigurinë e drejtimit të veturës.

Sidomos nëse janë pak më të vjetra dhe nëse vëreni se nuk heqin më ujin nga xhami i përparmë si më parë.

Nëse dëshironi që fshirëset e xhamave të qëndrojnë më gjatë, atëherë bëjeni shprehi që t’i pastroni shpesh xhamat, qoftë edhe kur ndaleni për ta mbushur veturën tuaj me karburant.

Po ashtu, për t’i ruajtur fshirëset, asnjëherë mos i lëshoni ato të pastrojnë kur xhami është i thatë, sepse fshirëset e xhamave janë paraparë që të punojnë në sipërfaqe të lagësht e jo të thatë.

Andaj para se t’i lëshoni ato për të pastruar, hidheni ujin fillimisht në xham e pastaj lëshojini fshirëset për ta pastruar xhamin.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Ja çka duhet t’i thoni nëse nuk i ngrihet!

Ja çka duhet t’i thoni nëse nuk i ngrihet!

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori