Kryetari i Komunës Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se testimi i dytë i unazës qarkore njëkahëshe sot ka shkuar më mirë se në testimin e kaluar, derisa ka shtuar se po fitojnë hapësirat e humbura për qytetarët.
Rama ka thënë se qasja në trafik në dallim nga testimi i kaluar është më lehtë.
Ai ka shtuar se hapësirën e biçikletave e cila është humbur, po mundohen ta rifitojnë përsëri.
“Testimi po shkon shumë më mirë se herën e parë. Kjo qasja e trafiku është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë. Po ashtu, duhet të kemi parasysh se tash e kemi edhe një rrugë e cila është e posaçme vetëm për biçikleta, kryeqyteti e ka fituar një hapësirë shumë më të madhe për qytetarët e Prishtinës… Ne kemi bërë analiza me ekspertë ndërkombëtare dhe e kanë parë që çdo matje tregon që ka përmirësim të dukshëm dhe pika kryçe është që ne po e fitojmë hapësirën, të cilën e kemi humb në relacion me makin. Po krijojmë një mundësi tjetër alternativ më të lehtë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama.
Rama ka thënë që zgjatjen e sheshit “Nëna Tereza” deri te katedralja e sheh si të arsyeshme, derisa theksoi se do të këtë aktivitete të ndryshme për gjatë vikendit.
“Në qendër të kryeqytetit e kemi zgjatur sheshin ‘Nëna Terezë’, deri te katedralja. Këtu sot ka evente të ndryshme luhet futboll, basketboll. Kemi ngjarje të ndryshme për me festuar pranverën. Është një numër i madh i aspekteve pozitive që janë duke ndodhur në kryeqytet…. Deri sot qytetarët nuk pas ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre, ku të ecin lirshëm, tash kemi hapësira të ndryshme që janë të sigurta”, ka theksuar Rama.
Sipas tij, trafiku urban për gjatë vikendit ka qenë pa pagesë për të shtuar fluksin e qytetarëve të dalin pa makinat e tyre. Ndërsa për qarkoren njëkahëshe, sipas tij, trafiku urban do të jetë pa pagesë.
“Ne në qarkoren që sillet përreth, kemi me pas autobusë të dedikuar të cilin do t’i bëjmë pa pagesë. Qytetarët mund të kenë mundësi të lëvizin pa pagesë përgjatë qarkores njëkaheshe. Nuk do të kenë nevojë të marrin makinën e tyre në qendër të Prishtinës”, tha ai.
Rama ka folur edhe për rrugën “Muharrem Fejza”, ku tha se përveç asfaltimit të cilin e kanë bërë, kanë arritur të krijojnë edhe hapësira të gjelbra për qytetarët e asaj zone.
“Rruga ‘Muharrrem Fejza’ ka pasur probleme të shumta. Ne kur e kemi marrë në menxhmentin e kryeqytetit kemi parë që ka qenë totalisht e shkatërruar, jo mirë i planifikuar. Është dashtë të ndërmarrim masa drastike dhe përkundër problemeve, të cilat i kemi pasur së fundmi, kemi gjetur zgjidhje për të mirën e qytetarëve në rrugën ‘Muharrem Fejza’. Po ashtu, përveç asfaltimit, të cilin e kemi bërë, kemi krijuar edhe hapësira të gjelbra. Tash jemi duke e bëre edhe dizajnin e Landscape të hapësirave publike për drunjtë të ri në atë rrugë”, tha Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht