LAJMI I FUNDIT:

Putinit i shfaqen probleme në Çeçeni – shkëmbim zjarri masiv midis protestuesve dhe atyre që mbështesin regjimin e tij

Putinit i shfaqen probleme në Çeçeni – shkëmbim zjarri masiv midis protestuesve dhe atyre që mbështesin regjimin e tij

Një shkëmbim zjarri shpërtheu në Republikën Çeçene fundjavën që lamë pas midis protestuesve dhe besnikëve të liderit pro-Putin të vendit, duke nxitur frikën për një luftë të mundshme civile.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo republikë udhëhiqet nga shoku i ngushtë i Vladimir Putinit, Ramzan Kadyrov, i cili është i njohur për brutalitetin e tij dhe është akuzuar për një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut, si dhe është një mbështetës i zëshëm i luftës në Ukrainë.

Kadyrov madje ka dërguar mijëra milici të tij private, të quajtur “Kadytovitë”, për të luftuar në vijën e frontit në vendin e rrethuar.


Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur për luftën – ose kontrollin me grusht të hekurt të Kadyrov – dhe rebelët u shtynë të vepronin pasi Kadyrov u zotua të dërgonte 70,000 trupa të tjera çeçene për të luftuar në Ukrainë.

Raportet lokale zbulojnë se disa “refuzues” çeçenë, ose protestues, u përfshinë në atë që u përshkrua si një shkëmbim zjarri “masive” me anëtarët e ushtrisë së Kadyrov të shtunën.

Protestuesit thuhet se hapën zjarr me armë automatike dhe granatahedhës përpara se ta largonin atë nga vendi i sulmit, një pyll pranë fshatit Samashki në kufirin e një republike tjetër ruse, Ingushetia.

Burimet lokale pohojnë tani se një “spastrim në shënjestër në shkallë të gjerë” që synon gjetjen e disa rebelëve është nisur nga ndjekësit e Kadyrov.

Duke folur për vendimin e tij për të dërguar njerëzit e tij në Ukrainë, Kadyrov i tha TV lokale: “Ne gjithmonë duam të jetojmë në paqe dhe marrëveshje me të gjitha vendet – por disa vende nuk e duan këtë”.

“Ne do të demonstrojmë se nuk mund të bëni shaka me ne”.

Kjo nuk është hera e parë që Samashki është dëshmitar i ngjarjeve historike ushtarake.

Gjatë luftës së parë çeçene, e cila e kishte vendin nën kontroll gjatë pjesës më të madhe të viteve ’90, fshati dëshmoi një masakër nga duart e ushtarëve rusë nga 7-8 prill 1995.

Masakra mori jetën e më shumë se 100 civilëve, sipas një raporti të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNCHR) të botuar vitin më pas.

Autorët e raportit shkruan: “Sipas rrëfimeve të 128 dëshmitarëve okularë, ushtarët federalë sulmuan qëllimisht dhe arbitrarisht civilët dhe banesat e tyre në Samashki duke qëlluar banorët dhe duke djegur shtëpi me flakëhedhës”.

“Shumica e dëshmitarëve raportuan se shumë trupa të OMON [një degë e Gardës Kombëtare të Rusisë, e përdorur shpesh për të shtypur protestat] ishin të dehur ose nën ndikimin e drogës”.

“Ata […] hapën zjarr ose hodhën granata në bodrumet ku ishin fshehur banorët, kryesisht gra, të moshuar dhe fëmijë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori