Nina, që është stërmbesë e udhëheqësit sovjetik Nikita Khrushchev, në margjinat e konferencës të organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD), i tha agjencisë Tanjug se Kosova dhe Krimeja janë pjesërisht të krahasueshme.

Duke theksuar se nuk është eksperte për Kosovën, ajo tha se në Kosovë janë vrarë njerëzit, derisa në Krime “vetëm kanë thënë se kjo do të ndodhë”!


“Putin ka bërë ‘sulm parandalues’, duke thënë se ekziston precedenti i Kosovës dhe në këtë mënyrë ka manipuluar situatën”, tha ajo pas diskutimeve për krizën e Ukrainës në konferencën “Tragjedia evropiane 1914 dhe bota multipolare 2014: mësimet historike”!

“Nuk jam mbështetëse e asaj që Kosova është bërë shtet i pavarur, por jam kundër manipulimit të situatës”, shton ajo, duke thënë se është ruse “me kokë amerikane”, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, Putini dhe bashkësia ndërkombëtare që është në situatë të rrezikshme, duhet të jenë të gati për atë se Krimeja do të përdoret si dikur Kosova.

“Kjo forcohet, forcohet, dhe krijon një efekt domino", theksoi ajo.

Khrushchev ligjëron politikën ndërkombëtare në SHBA, është autore e shumë librave dhe shkruan në mediat e njohura si Newsweek , The New York Times, Financial Times , Wall Street Journal etj. /Telegrafi/