LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se Rusia sapo ka filluar betejën në Ukrainë

Putin thotë se Rusia sapo ka filluar betejën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se Rusia se sapo ka filluar lufta në Ukrainë ndërsa Perëndimi le të përpiqet ta mposht në fushën e betejës. Ai këmbënguli se Moska ishte ende e hapur ndaj idesë së bisedimeve të paqes.

“Kohët e fundit, në Perëndim janë dëgjuar deklarata se Rusia duhet të mposhtet në fushën e betejës në Donbas – le ta provojnë”, tha ai në një takim me udhëheqjen e Dumës së Shtetit dhe liderët e fraksioneve.

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë të them, le ta provojnë. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të hyjë në luftë me ne deri në ukrainasin e fundit. Është një tragjedi për popullin ukrainas, por, me sa duket, gjithçka po shkon në atë drejtim. Të gjithë duhet ta dinë se ende nuk kemi filluar ndonjë gjë serioze. Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë negociatat e paqes. Por ata që refuzojnë duhet ta dinë se me kalimin e kohës, do ta kenë më të vështirë të negociojnë me ne”, tha lideri rus, raporton reuters.


Ai theksoi se lufta në Ukrainë është iniciuar nga Perëndimi, “ata na thonë se ne e filluam luftën në Donbas, në Ukrainë. Jo, ishte pikërisht Perëndimi kolektiv që e filloi atë, duke organizuar dhe mbështetur grushtin e armatosur antikushtetues në vitin 2014 në Ukrainë, dhe më pas duke inkurajuar dhe justifikuar gjenocidin e popullit në Donbas. I njëjti Perëndi kolektiv është nxitësi i drejtpërdrejtë, fajtori i asaj që po ndodh sot”.

Sipas Putinit, vendet perëndimore nuk kanë nevojë për Rusinë si shtet, “për këtë arsye ata mbështetën separatizmin, terrorizmin, forcat e brendshme shkatërruese dhe kolonën e pestë në Rusi”.

“Të gjithë ata morën dhe vazhdojnë të marrin mbështetjen e pakushtëzuar të atij Perëndimi kolektiv”, theksoi ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme në shtetin ukrainas duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori