Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues, shkruajnë mediat shqiptare.

Po sipas tyre, ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.


Pamjet ku duket qartë shkarkimi i ujërave të zeza në breg të detit janë siguruar nga “BalkanWeb”.

Sipas këtij mediumi, turistët dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga plazhi. /Telegrafi/

t1 1

t2 1

t3 1