Mozzik dhe Loredana janë pa dyshim çifti i momentit në skenën muzikore shqiptare.

Pasi arritën vendin e katërt në top listën zyrtare të Gjermanisë dhe miliona dëgjime me Spotify, super çifti s'kanë të ndalur.


Në YouTube projekti i tyre tashmë ka arritur 15 milionë klikime.

Janë vetëm dy javë nga publikimi i projektit të tyre të përbashkët dhe për Loredanën ky është hiti i dytë në projektin e dytë.

LoredanaMozzik Loredana (Foto: Instagram/Loredana)

Mozzik pritet të publikojë së shpejti projektin e ri të tij.

Reperi po ashtu pritet t'u kthehet shpejt performancave të tij skenike me Loredanën, por së pari kjo e fundit pritet të bëhet nënë.

mozzik loredana

Vet Loredana konfirmoi se është shtatzënë me reperin nga Ferizaji, dhe po ashtu Telegrafi publikoi një video nga Zvicra ku shfaqej Loredana shtatzënë.

/Telegrafi/