Po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni Përbërësit:- 700 g karota;- ½ filxhani qumësht të ngrohtë;- 3 thelpinj hudhre;- 2 lugë vaj ulliri;- 1 lug gjalpë;- 1 lugë e vogël lëng limoni;- ¼ e lugës qimjon të bluar;- ¼ e lugës arra muskati;- kripë;- piper.

198985 shutterstock 1142426087 ff


Përgatitja:

Karotat pastroni, qitni në enë për pjekje, lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper.

Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre.

Piqni në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë.

Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure.

Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.