LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Nxënësit gjatë mësimit në distancë, kanë humbur 25 deri në 40 për qind të vitit shkollor

Pupovci: Nxënësit gjatë mësimit në distancë, kanë humbur 25 deri në 40 për qind të vitit shkollor
Foto: Arkiv

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci në intervistë për Telegrafin, ka folur për zhvillimin e mësimit, organizimin dhe humbjen mësimore që kanë pësuar fëmijët gjatë kohës së mësimit në distancë, duke vlerësuar edhe skenarët e Ministrisë së Arsimit që po aplikohen nëpër shkollat e Kosovës.

Mësimi nga distanca, metodë e aplikuar nëpër shkollat e Kosovës gjatë muajve të parë të përballjes me pandeminë COVID-19, ka bërë që fëmijët të humbin 25 deri në 40 për qind vitin shkollor.


Pupovci: Vala e dytë e coronavirusit është e parashikueshme, por në arsim nuk janë bërë përgatitje për këtë fazë
Lexo po ashtu Pupovci: Vala e dytë e coronavirusit është e parashikueshme, por në arsim nuk janë bërë përgatitje për këtë fazë

Kështu ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin, duke cituar ekspertët e Bankës Botërore, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci.

Metoda e mësimit në distancë, siç tha Pupovci është në kundërshtim konceptin e shkollës dhe sjell humbje mësimore.

“Shkolla është e krijuar që fëmijët të shkojnë aty dhe aty të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi, shkolla është për të krijuar afërsi mes nxënësve dhe kjo që jemi duke vepruar jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën është në kundërshtim me konceptin e shkollës dhe normal edhe kjo do të sjellë humbje mësimore”, tha Pupovci.

Sipas tij, humbja mësimore tashmë është e pranishme dhe njëra ndër sfidat e arsimit në të ardhmen do të jetë që të kthehet gjithçka në situatë normale dhe të filloj puna për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

Prof. Dukagjin Pupovci gjatë intervistës për Telegrafi.com

“Ekziston një analizë që është publikuar në maj të këtij viti, për humbjen mësimore gjatë pranverës, ku në vendet e Ballkanit për faktin se fëmijët kanë kaluar nga mësimi klasik në mësimin në distancë, ata që kanë marrë pjesë në mësimin në distancë kanë humbur diku rreth 25 për qind të vitit shkollor, ashtu e vlerësojnë ekspertët e Bankës Botërore, ndërsa fëmijët që nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë kanë humbur rreth 40 për qind të vitit shkollor, pra humbja mësimore tanimë është këtu në mesin tonë”, tha Pupovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori