Nisma e grupit të kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për përkrahjen e bizneseve për shkak të punimeve në infrastrukturë në Qendrën Historike është shtyrë për shqyrtim në seancat e radhës të Kuvendit të Prizrenit. Kjo ide në parim është përkrahur, por zyrtarët e Ekzekutivit kanë kërkuar që kërkesa të precizohet në aspektin juridik në mënyrë që mos të kthehet prapa nga niveli qendror.
Kuvendari Ilir Gashi (LVV), në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka propozuar që në rend të ditës të futet pika në lidhje me subvencionimin e bizneseve të dëmtuara nga punimet në Qendrën Historike të Prizrenit.
“Subvencionimi i bizneseve që veprojnë brenda Qendrës Historike të qytetit duhet të përfshijë në vete: faljen e borxhit të taksave komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike për 6 muajt e kaluar si dhe lirimin po nga taksat e njëjta për 6 muajt e ardhshëm; lirimin nga pagesa e qirasë nga muaji mars deri në dhjetor për bizneset që shfrytëzojnë me qira lokalet komunale në qendrën historike të Prizrenit; dhe kompensimin e një pjese të humbjes së bizneseve gjatë periudhës së zhvillimit të punimeve duke llogaritur diferencën në mes të hyrave të deklaruara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me të hyrat e deklaruara gjatë muajve sa po zhvillohen punimet në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka thënë Gashi.
Kuvendari Haziz Hodaj (LDK) ka vlerësuar si interesante këtë kërkesë, meqë sipas tij bizneset kanë pengesa, sidomos në sezonin kur qyteti më së shumti frekuentohet nga vizitorët, ndërkohë që nuk dihet se sa do të zgjasin punimet.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka pohuar se punimet kanë nisur pak muaj më parë dhe se në sheshin kryesor janë shtruar mbi 500 metra kanalizim, ujësjellës e kanalizim të ujërave atmosferikë, që janë punime që kërkojnë kohë. Sipas tij, janë zhvilluar edhe diskutimet lidhur me futjen e kabllove në gypa nëntokësorë dhe se në diskutim ka mbetur çështja e vendosjes së ormanëve të orëmatësve elektrikë.
“Kemi pas disa takime me palët dhe jemi përafruar deri në marrjen e pëlqimit. Por nuk janë ndërprerë punimet në Shatërvan”, është shprehur Lamaj.
Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të pikës së propozuar nga LVV-ja opozitare, nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi ka theksuar se ka vullnet politik për ta shtyrë përpara këtë kërkesë, por se paraprakisht nevojitet një analizë para vendimmarrjes. “Pa e qartësuar bazën juridike, vendimi mund të kthehet. Prandaj konsideroj se ky vendim duhet të shtyhet për seancën tjetër”, ka thënë Gashi.
Edhe kuvendari Karanfil Haxhillari (LVV) është pajtuar që propozuesi dhe zyrtarët ligjorë ta përpilojnë kërkesën në mënyrë të duhur dhe si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet në seancën e radhës.
Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Berisha Bytyqi ka theksuar se nuk ka kuorum për vendimmarrje prandaj dhe çështja duhet të shtyhet për seancën e radhës.
Një muaj më parë, OJQ “EC Ma Ndryshe” ka publikuar rezultatet e një mini-ankete me përfaqësuesit e 33 bizneseve në zonën historike, në bazë të cilave komuniteti i biznesit është shprehur i pakënaqur me dinamikën e punimeve të deritanishme, teksa kanë konfirmuar se përballen edhe me efekte negative në veprimtarinë e tyre.
Rekomandimi kryesor i bizneseve për autoritetet e pushtetit lokal ka qenë që punimet në këtë zonë të kryhen para sezonit veror, të ketë koordinim më të madh mes punëkryesve, sikurse edhe mbikëqyrje më të madhe nga organet komunale.
Punimet në sheshin e Shatërvanit në Prizren kanë filluar më 6 mars të këtij viti dhe kostoja e këtij projekti kap vlerën prej 3 milionë eurove derisa punimet parashihet të realizohen brenda afatit tre vjeçar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr-prizren-dnv-e1739552907856-380x233.jpg)
Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh
![Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vnm-zgjerimi-i-depos-landovice-dp-380x233.jpg)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve
![Biblioteka e Qytetit dhe shkollat e mesme të Prizrenit hapin programin festiv për 17 shkurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/biblioteka-prizren-17-vjetori-ks-380x233.jpg)
Biblioteka e Qytetit dhe shkollat e mesme të Prizrenit hapin programin festiv për 17 shkurtin
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/loredanaa-780x439.gif)
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/danja-780x439.png)
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim