Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në:


  • Rrugën “Hetem Voca”
  • Rrugën “Shaqir Avdiu”
  • Rrugën “Hodo Sokoli”
  • Rrugën “Shpëtimi”
  • Fshatin Tunel i Parë

Ndërsa ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:

  • Rrugën “Filipa Vishnjiqa”
  • Rrugën “2 Korriku”
  • Rrugën “Ukshin Kovaqica”
  • Rrugën “Fahri Aliu”
  • Rrugën “Ehat Prekazi”
  • Rrugën “Faruk Spahija”
  • Fshatin Vërnicë

KRU Mitrovica njofton se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.

Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe u bën thirrje që të marrin masat e nevojshme deri në përfundimin e intervenimeve. /Telegrafi/