LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët sezonal kërkohen edhe në Maqedoni, paga ditore deri 1000 denarë

Punëtorët sezonal kërkohen edhe në Maqedoni, paga ditore deri 1000 denarë

Në Maqedoni kërkohen punëtorë sezonal për mbledhjen e mollëve, rrushit dhe frutave tjera në rajonin e Prespës, Resnjës, Berovës, Kavadarit, ndërsa mëditja është prej 700 deri 1000 denarë.

Në rajonin e Resnjës dhe Prespës do të nevojiten më shumë se një mijë mbledhës të mollëve këtë vjeshtë, edhe pse në tre lokacione janë dëmtuar frutat nga moti i ligë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Prespë mbledhja fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 1 nëntor, do të thotë se zgjat përafërsisht katër ose pesë javë. Punëtorët sezonal fitojnë nga 800, 900 deri 1 mijë denarë. Kemi njerëz nga Maqedonia Lindore, por vijnë edhe nga Shqipëria”, tha për Faktor, Ljube Pampulevski – kryetar i Shoqatës së kultuvesve të frutave “Bllagoj Kotllarovski” nga Resnja.


Edhe në Berovë prodhuesit po mundohen të gjejnë punëtorë sezonal.

“Po kërkohen shumë punëtorë, ndërsa i gjejmë shumë vështirë, por nuk kemi zgjidhje. I paguajmë sipas kilogramëve që kanë mbledhur, ndërsa kemi punëtorë që mbledhin deri 100 kilogram. Punëtorët i gjejmë nga qyteti, por edhe nga fshatrat”, tha Mirjana Dudukovska nga Berova.

Përndryshe, edhe në Maqedoni paraqitet nevoja për punëtorët sezonal, ndërsa vërehet se të rinjtë janë të painteresuar për të punuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori