Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të hënën kanë mbajtur grevë njëorëshe për ngritjen e pagave për të gjithë punëmarrësit e kësaj ndërmarrje.
Greva do të vazhdojë çdo ditë në të gjitha divizionet e KEK-ut deri të premten prej orës 07:00 deri në orën 08:00. Përjashtim nga kjo protestë bëjnë vetëm punëtorët që janë të kyçur drejtpërdrejtë në prodhim të blloqeve në termocentrale.
Punëtoret e kësaj korporate kanë thënë se nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre, javën tjetër do të hynë në grevë tetë orëshe. Sipas tyre, derisa ka rritje të energjisë elektrike, duhet të ketë edhe rritje të pagave për këtë sektor.
Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica arsyetoi kërkesën për rritjen e pagave bazuar në inflacionin që po ndodhë në vend.
Sipas tij, nuk është e arsyeshme që kur institucionet kanë nevojë për këta punëtor t’i quajnë hero, por siç thotë ai e nevojshme është rritja e pagave.
“Greva e sotme është vazhdimësi e protestës së 16 marsit për ngritjen e pagave. E vetmja kërkesë e jona është ngritja e pagave, sepse këtu ka një performancë të jashtëzakonshme KEK-u, ka një prodhim maksimal, ka një angazhim të punëtorëve duke u bazuar që ka mungesë të madhe të tyre. Ka angazhim të jashtëzakonshëm dhe punëtorët normalisht se e kërkojnë edhe rritjen e pagave duke u bazuar në inflacionin. Në gjithë Kosovën ka ndodhë rritja e pagave, por nuk ka ndodhë edhe në KEK. Dhe kur kanë nevojë për këta punëtorë, gjithë Kosova ngrihen në këmbë t’i quajnë heronj, por nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për rritje të pagave”, tha Llumnica për KosovaPress.
Ai theksoi se është e padrejtë të rritet vetëm çmimi i shërbimit të rrymës, por jo edhe i prodhimit.
“ZRRE-ja ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë elektrike, kurse jo edhe për prodhuesin. Ne e shesim 1kWh të energjisë elektrike, 2.95 cent, kurse KEDS-i e shet prej 6.75 centë dhe i shtohet ai 15 përqindëshi tash. Kështu, këtu po ndihmohen kompanitë private, pra oligarkët, kurse prodhuesi që ka një kosto shtesë dhe nuk mund të mbulojë me këtë çmim koston e prodhimit, nuk ngritët çmimi për prodhimin por vetëm për shërbimin”, shtoi ai.
Kryetari i Shoqatës Sindikale në “Kosova B”, Muharrem Gashi tha se po punojnë si në perëndim, mirëpo po paguhen si në Afrikë, pasi që sipas tij punëtorët në KEK paguhen me pagat ta ulëta. Ai thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat, greva vazhdon javën tjetër prej tetë orësh në ditë.
Gashi ka thënë se përderisa po rritet çmimi i rrymës, duhet të rriten edhe pagat.
“E vetmja kërkese e jona është ngritja e pagave. Ne punojmë si në perëndim, prodhimin e rrymës dhe paguhemi si në Afrikë apo Indi. Nëse nuk plotësohen kërkesat ne do të vazhdojmë javën tjetër të shkojmë në greve edhe më shumë, jo një orësh, por tetë orësh. Është interesant se rryma po rritet për 15 për qind, mirëpo rroga nuk lëviz fare, kështu ne nuk kemi tjetër rrugëdalje”, tha Gashi.
Edhe Bekim Osmani që punon qe 24 vjet në KEK ka thënë se paga aktuale nuk përshtatet me inflacionin që po mbizotëron në vend.
“Për ne është më e mira me ndodh rritja e pagave, sepse është shumë e arsyeshme dhe e logjikshme të na rrisin pagat, pasi kanë ndodhë shumë gjëra që nuk po mjaftojnë më. Më herët i thash një shoku se pasi e mora pagën dhe shkova në dyqan i harxhova gjysmën e pagës pa e llogaritur atë që punojmë pas orarit”, tha Osmani.
Ndërkaq, punëtori i mbështetjes afariste te “Kosova B”, Mustafë Murseli tha se rrogat nuk janë solide, dhe sipas tij, greva duhet të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për ngritjen e pagave.
“Greva është e arsyeshme, sepse rrymën e kanë ngrit vetë… Kështu edhe pagat duhet të rriten. Greva ka qenë në nivel dhe ajo duhet të vazhdojë, duhet me pas një ngritje sado pak. Nuk janë rrogat solide”, tha Murseli.
Ndërkaq, Bordi i KEK-ut ka njoftuar se duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut.
Mirëpo, siç njofton Bordi i KEK-ut, paga mesatare është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta
“KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat. Sidoqoftë, duhet theksuar se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania