Punëtorët e dyqanit të Apple në Pen Square në Oklahoma City kanë votuar për t’u bashkuar në sindikatën e Punëtorët e Komunikimeve të Amerikës, ku 56 vota ishin pro bashkimit ndërsa 32 prej tyre ishin kundër bashkimit.
Sipas Bordit Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës, të cilët e bënë mbikëqyrjen e zgjedhjeve, të gjithë punonjësit e rregullt me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në dyqan kishin të drejtë të votonin, numri i tyre ishte gjithsej 95, raporton The Verge.
Këto zgjedhje ishin vetëm të dytat që janë mbajtur nga një dyqan amerikan i Apple. Në muajin qershor, punëtorët në Maryland kishin votuar pro bashkimit në sindikatën e Shoqatës Ndërkombëtare të Makinistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore, përcjell Telegrafi.
Një palë zgjedhje të tjera ishin planifikuar që të mbahen në Atlanta, por CWA i anuloi ato, duke pretenduar se kompania i kishte bërë të “pamundura” zgjedhjet e ndershme duke frikësuar punëtorët.
Apple është përballur me disa ankesa në lidhje me taktikat kundër sindikatave, duke përfshirë këtu edhe Oklahoman – më herët gjatë muajit, CWA kishte deponuar padi kundër kompanisë me NLRB.
Sipas sindikatës, Apple kishte marrë në pyetje dhe i kishte mbikëqyrur punëtorët në dyqanin në Penn Square, mbajti mbledhje të mbyllura me ta, dhe u kishin thënë se nuk do t’i marrin beneficionet e njëjta si punëtorët e dyqaneve që nuk janë të bashkuar në sindikata, kjo në rast se ata do të votonin pro organizimit.
Pika e fundit u mbështet nga një raport i bërë nga Bloomberg ku shkruhej se Apple u kishte thënë punëtorëve të dyqanit në Maryland i cili ishte bashkuar në sindikatë se ata do të duhet të bëjnë pazare për përfitimet që u jepen punëtorëve në dyqanet e tjera të saj.
CWA pretendoi sjellje të ngjashme në vendndodhje në Atlanta dhe Nju Jork. NLRB hetoi pretendimet e mëvonshme dhe së fundi njoftoi se këto pretendime ishin të sakta, duke paraqitur ankesën e saj kundër Apple.
Në prag të zgjedhjeve në Maryland, Apple punësoi avokatë kundër sindikatave dhe u kërkoi drejtuesve të përpiqeshin të dekurajonin punonjësit nga bashkimi në sindikata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRoblox me "disa bllokada" për fëmijët nën 13 vjeç, zbulohen disa prej tyre
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Gmail me funksion të ri
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Instagram shton veçorinë e muzikës në 'reels' e fotografive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian