Shumë punonjës, një herë duan të punojnë nga shtëpia sepse shohin më shumë përfitime, por më vonë fillojnë të ndihen të vetmuar dhe të mërziten nga kjo mënyrë e të punuarit. Kjo është një gjendje përmes së cilës është vështirë të kryhet puna dhe të jenë produktivë e megjithatë është gjendje më e lehët për t’u menaxhuar.
Në vijim mund të gjeni disa këshilla të dobishme, të cilat do t’iu ndihmojnë të dilni nga kjo gjendje, nëse po përballeni me të.
Ndryshoni mjedisin
Nëse jeni mërzitur nga puna që po e bëni dhe nuk po keni më motiv, atëherë është koha ta ndryshoni vendin e punës. Shembull, nesër e keni përgatitur një hapësirë pune në dhomën e fjetjes, kaloni pajisjet në dhomën e ndejës ose në kuzhinë, apo kudo në ndonjë hapësirë tjetër të shtëpisë. Ndryshimi ju bën të frymëzoheni më shumë e rrjedhimisht të jeni edhe më produktivë.
Një mënyrë tjetër, shumë efikase është edhe caktimi i dy ditëve të javës që të punoni në kafenenë tuaj të preferuar, për një pjesë të orarit.
Krijoni një listë të gjërave
Krijoni një strukturë të punës! Shembull, ndani detyrat për gjithë ditën duke i ndarë ato në orë të caktuara të orarit. Kjo do t’ju mbaj të përkushtuar për t’i përfunduar ato detyra dhe nuk do të keni “kohë” të mërziteni. Sigurisht, kur kjo fillon të bëhet rutinë të filloni ta ndryshoni listën vazhdimisht.
Krijoni një listë të këngëve
Një listë me këngët e referuara, ju ndihmon të jeni më në qejf gjatë orarit tuaj të punës, gjithashtu të jeni edhe më aktivë në punë. Shembull, disa tinguj të lehtë të pianos në sfond mund t’ju ndihmojnë të jeni më produktivë. Po ashtu, eksploroni botën e muzikës, duke kërkuar artistë e këngë të mira!
Ushtrime në mes të aktiviteteve
Ndani kohë për të mësuar forma të reja të relaksimit! Pasi t’i keni përfunduar një numër detyrash të rëndësishme për ditën ose edhe në orarin e caktuar për pauzë, mund të kërkoni video online për joga, mënyra meditimi për qetësim ose edhe teknika të shtrirjeve që ju ndihmojnë të “dilni” nga ulja e gjatë në të njëjtin vend për një kohë të gjatë.
Edhe vrapimi rreth zonës suaj të banimit nuk është ide e keqe.
Bashkohuni në takimet virtuale
Mbledhjet virtuale ju ndihmojnë të lidheni me kolegët edhe nëse punoni nga vende të ndryshme nga njëri-tjetri. Bisedat me ta ju ndihmojnë më shumë sesa komunikimi përmes e-maileve. Merrni iniciativën për ta caktuar një kohë gjatë javës që të lidheni me kolegët e kompanisë ose projektit!
Praktikoni shprehitë tuaja
Aktivitetet që jeni në dashuri me to, ju ndihmojnë të argëtoheni jashtë orarit të punës. Shembull nëse u pëlqen shumë të gatuani, bëjeni! Pastaj kur të ktheheni përsëri në punë do të ktheheni me energji të re.
Caktoni diçka që mezi pritni ta bëni
Gjeni gjëra interesante dhe që mezi pritni t’i bëni pas përfundimit të orarit. Kjo mund të jetë shpenzimi i kohës me familjen ose shoqërinë, shikimi i ndonjë filmi ose diçka tjetër që e doni shumë. Nëse keni lënë diçka të tillë, kënaqësia për ta bërë sa më shpejt do të ju jep kënaqësi edhe në punë, sepse do të jetë orari i punës ai që do t’ju ndihmojë ta kaloni kohën deri të gjëja më e dashur për ju.
Shihni filma ose shfaqja televizive
A ju ka ndodhur që gjatë orarit të punës të mos keni çfarë të bëni dhe thjesht keni ngelur para ekranit të kompjuterit duke pritur të përfundojë orari. Kjo është edhe njëra prej arsyeve kryesore pse punonjësit e punës nga shtëpia mërziten. Epo, gjëja më e mirë që ta bëni gjatë kësaj kohe është të shihni ndonjë film të mirë ose edhe ndonjë shfaqje televizive.
Po video lojërat?
Video lojërat janë një mënyrë tjetër për t’u argëtuar nga zyra e shtëpisë. Gjeni lojëra që ju ndihmojnë t’i zhvilloni aftësitë e buta si mendimi kritik, zgjidhje të ndryshme problemesh pse edhe mbrehja e shkathtësive të komunikimit. Më e mira e pjesës së lojërave është se mund t’i angazhoni edhe kolegët t’ju bashkëngjiten, kështu që do të keni mundësinë të lidheni më shumë me ta edhe punoni larg nga njëri tjetri.
Zbukurojeni hapësirën e punës
Kjo ka shumë zgjedhje. Mund të vendosni përreth fotografi të anëtarëve të familjes, shoqërisë ose udhëtimeve (pa para nuk mund të shkoni në pushime). Mund të vendosni nëpër korniza edhe thënie inspiruese e pse jo edhe diplomat e arritjeve.
Dokumentoni mendimet
Shkruani mendimet e karrierës që të vijnë në kokë. Kjo ju bën ta kuptoni që keni ndjenja dhe mendime të ndryshme. Mund të shënoni gjëra të ndryshme si:
Aspirata të karrierës
Pohime pozitive
Listë të gjërave që të pëlqejnë në punën aktuale
Listën e gjërave që i keni arritur
Këshillat nga profesorët, mentorët, shefat që të kanë hyrë në punë.
Punoni në kohë të ndryshme
Kërkoni nga shefi të keni orar fleksibil. Shembull provoni të punoni një ditë më gjatë, pastaj një ditë tjetër të jeni të liruar nga orari i plotë. Kjo ju ndihmon të dilni nga monotonia e orarit 8 orësh, i cili bëhet edhe më i rëndë në kushtet e shtëpisë.
Vullnetarizmi për projekte atraktive
Mos u ndani më një punë të njëtrajtshme. Pse të mos merrni pjesë edhe në projekte të tjera përmes të cilave mund të mësoni gjëra të tjera. Qoftë nga kompani për të cilën po punoni, qoftë nga ndonjë kompani tjetër është koha t’i hapni rrugë karrierës tuaj. /Akademi Pune/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje