LAJMI I FUNDIT:

Puna e madhe e përzgjedhësit Vicenzo Montella – tani kërkohet hakmarrje ndaj Austrisë

Puna e madhe e përzgjedhësit Vicenzo Montella – tani kërkohet hakmarrje ndaj Austrisë

Turqia ka kaluar një dekadë me pak festime në futboll. Euro 2008, kur arritën në gjysmëfinale dhe u mundën nga Gjermania me rezultat 3-2, ishte e fundit. 

Vendi mes dy kontinenteve suksesin më të madh e kishte në Kupa e Botës 2002, ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Brazili me rezultat 1-0, e i cili konsiderohet si nga momentet e shkëlqyera të futbollit turk.

Tani, megjithatë, ata janë kthyer në mesin e 16-të më të mirave, prej se Vincenzo Montella, në më pak se një vit, ka ndryshuar tërësisht fytyrën e ekipit.


“Ka shumë vite që nuk jemi kualifikuar përtej grupeve, ndaj jemi shumë të lumtur”, kishte thënë italiani.

Montella, një legjendë si lojtar i Romës dhe me një karrierë të gjatë si trajner, erdhi në krye pas një Euro 2020 zhgënjyese (eliminim në grupe) dhe moskualifikimit për Katar 2022.

Suksesin e Turqisë e ka duartrokitur edhe një legjendë si Fatih Terim.

Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor
Lexo po ashtu Turqit udhëtuan me aeroplan në stadiumin që ishte larg vetëm 150 kilometra, kjo tërboi aktivistët mjedisor

“Kanë kaluar në Top 16. I përgëzoj me gjithë zemër të gjithë, veçanërisht trajnerin dhe skuadrën e tij”, deklaroi legjenda e futbollit turk, Fatih Terim.

Montella ka strukturuar Turqinë duke përzier lojtarë të rinj dhe të talentuar si Arda Güler dhe Kenan Yildiz me veteranë të njohur si Hakan Çalhanoglu. Kapiteni i Interit shënoi golin vendimtar ndaj Çekisë.

“Ne u takuam përsëri pasi kaluam kohë në Milan. Ai është një lojtar i madh dhe një person i madh. Jam veçanërisht i lumtur që ai shënoi gol”, deklaroi Montella pas duelit kundër çekëve.

Kërkohet hakmarrje ndaj Austrisë

Më 26 mars, Austria dhe Turqia u takuan në një ndeshje miqësore në Vjenë. Austriakët mposhtën turqit me një rezultat 6-1, ku Michael Gregoritsch shënoi një hat-trick.

Megjithatë, ai duel është shumë larg tani. Turqia është rritur dhe kërkon hakmarrje pas asaj humbje turpëruese.

“Vetëm tre nga 11 titullarët kundër Çekisë kishin luajtur më parë në një Kampionat Evropian. Shpresoj që suksesi ynë në tejkalimin e grupit të lehtësojë presionin”, nënvizoi Montella.

Tekniku italian po planifikon hakmarrjen ndaj Rangnick dhe skuadrës austriake. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori