Pulë në mënyrë spanjolle me oriz e domate
Do t'iu kushtojë shumë pak kohë të gatuani një recetë kaq të shijshme. Përbërësit: ▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri ▪ 2 thelpinj hudhër ▪ 1 qepë (e prerë imët) ▪ 2 copë gjoks pule (pa kocka) ▪ çerek filxhani pastë domateje ▪ 1 lugë gjelle spec i kuq (jo djegës) ▪ gjysmë luge gjelle fara kumini ▪ 1 lugë gjelle spec (jo pikant) ▪ pak piper të zi ▪ 2 copë spec të kuq (të ëmbël, të pjekur) ▪ 2 filxhanë domate të konservuara ▪ 1 filxhan spec të gjelbër (të prerë) ▪ një e gjysmë filxhan ujë ▪ 1 filxhan oriz kaf ▪ 1 grusht ullinj Përgatitja:
Nxehni pak vaj në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.
Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë imët dhe kavardiseni për 5 deri në 8 minuta, derisa qepa të marrë ngjyrë të artë.
Shtoni mishin e pulës dhe kavardiseni derisa të marrë ngjyrën e kaftë, për gati 3 minuta.
Më pas hidhni purenë e domateve, kuminin, piperin, piperin e kuq, piperin e gjelbër dhe domatet.
Gatuajini për 3 minuta të gjitha bashkë, shtoni ujin dhe lëreni derisa ai të arrijë pikën e vlimit, pas kësaj hidhni orizin dhe lëreni të ziejë për 22 minuta.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni ullinjtë në rrathë të vegjël dhe hidhini brenda.
Shërbejeni të ngrohtë.





























