Pudra e lëngshme shumë e errët apo shumë e çelët? Ja si ta korrigjoni menjëherë!

Ndriçimi i dobët, një nuancë krejtësisht e “gabuar” dhe papritur - panik. Por mos u shqetësoni!
Instagrami, si gjithmonë, sjell një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për pudrën e lëngshme që nuk përputhet me ngjyrën e lëkurës dhe gjithçka zgjidhet me vetëm dy lëvizje.
Çdokush e ka përjetuar atë moment të pakëndshëm kur, pasi ka aplikuar pudrën e lëngshme, kupton se nuanca nuk është aspak e duhura: shumë e çelët, shumë e errët, shumë neutrale… Duket sikur gjithçka duhet fshirë dhe nisur nga e para. Por lajmi i mirë është se zgjidhja ekziston dhe është jashtëzakonisht e thjeshtë!
Sipas krijueses së përmbajtjes @lenkalul, ka një metodë ultra të shpejtë dhe të sigurt që korrigjon gabimin brenda sekondave dhe rezultati është po aq i kënaqshëm sa gjetja e nuancës perfektë, transmeton Telegrafi.
Nëse pudra e lëngshme është shumë e errët
Qëllimi është i qartë: t’i shtoni dritë fytyrës dhe të shmangni efektin e “maskës”. Ja dy aleatët kryesorë:
1.Korrektori më i çelët, i vendosur në pikat strategjike: qendra e ballit, zona poshtë syve, ura e hundës, mjekra.
2.Ngjyruesi i mollëzave me ton të ftohtë (rozë, vjollcë), që balanson në mënyrë delikate nënngjyrat.
Rezultati: një fytyrë më e freskët, konture të rikthyera dhe një ngjyrë që harmonizohet pa pasur nevojë të hiqni grim.
Nëse pudra e lëngshme është shumë e çelët
Në këtë rast, synojmë të kundërtën: të ngrohim ngjyrën e fytyrës dhe t’i japim më shumë dimension.
1.Bronzeri me ton të ngrohtë, i aplikuar në zonat kyçe: tëmtha, poshtë mollëzave dhe përgjatë vijës së nofullës.
2.Ngjyruesi i mollëzave i ngrohtë (pjeshkë, koral, terakotë), i cili bashkon të gjithë pamjen dhe i kthen fytyrës vitalitetin.
Me vetëm dy hapa, arrini një efekt shkëlqyes, pa e hequr fare grimin. /Telegrafi/
















































