Elhaida Dani është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës tashmë i ka kapërcyer kufijt.
Ajo është paksa më e tërhequr nga intervistat, ndonëse së fundmi ka bërë një rrëfim të gjatë në emisionin “A Live Night”.
E njëjta ka treguar për fillimet e karrierës, jetën në Itali e gjithashtu edhe për paragjykimet me të cilat është përballur.

Këngëtarja mes tjerash ka folur edhe për eksperiencën në “The Voice of Italy” dhe për atë se si u prit nga audience italiane.
“Nuk e di çfarë vlere kanë çmimet sepse sot i shikoj ato kupa dhe nuk më japin asgjë, janë thjesht diçka fizike. E vetmja gjë që më prek sot është kur takoj njerëz dhe vlerësojnë atë që jam. Mbaj mend veten time që shikoja kanalet italiane dhe kështu e mësova dhe italishten. Sapo u hapën vizat ika direkt për në ‘Amici’, çdo kursim i babait iku për biletat e avionit. Audicioni kishte qindra, qindra fëmijë të rinj që merrnin pjesë dhe unë isha fare pa vend aty. Ishte një audicion i tmerrshëm, na dhanë një listë me 10 këngë, nëse nuk njihje asnjë këngë duhet të ikje në shtëpi. Kur vjen radha ime unë filloj ndjek këngën, nuk këndova në rregull dhe nuk e mora audicionin. Kjo ishte eksperienca ime e parë në Itali. E kisha ndarë memendjen që do e provoja Italinë. Më thanë që do bëhet për herë të parë ‘The Voice’ në Itali, më thanë thjesht ‘eja dhe bëjmë audicionin e parë’. Isha shumë kofidente. Mora telefonatë pas disa ditësh, më thanë ‘je pjesë e ‘The Voice of Italy’”, u shpreh fillimisht ajo.
“ Pastaj transferohem në Milano disa muaj. Nuk flisja me asnjë njeri sepse kishte shikime të çuditshme kundrejt meje, por nuk e kisha aspak problem sepse qëllimi im ishte të këndoja. Kur isha në skenë kisha aq shumë emocione dhe kur dëgjoj katër herë që kthehen karriget, në ato momente u ula në gjunjë, mezi po kujtoja fjalët. Filluan lajkat e jurisë duke dashur të më merrnin në ekip. Në fund fare them do shkoj me Richardon dhe them që ka qenë zgjedhja më e mirë që kam bërë. Më është kthyer në tutorin tim akoma sot, ishte prezent para disa muajsh në Tiranë kur prezantova albumin tim. Një nga njohjet më të rëndësishme të jetës time. Gjatë periudhës së ‘Voice’, nuk më shkonte ndonjëherë në mendje që mund ta fitoja, por s’më shkonte në mendje dhe që mund të mos ta fitoja. Më merrte malli për familjen, për miqtë, ishte e vështirë, ama nuk mendoja se kishte diçka më të rëndësishme përveë kësaj gjëje”, tha tutje Dani.

“Ka pasur momente që e vuaja fakti që publiku italian nuk donte që të ishte një shqiptare apo një person i çfarëdolloj shteti që kalonte të gjitha fazat e këtij eventi italian, sepse në fund të fundit quhet ‘The Voice of Italy’. Hyja ‘online’ pas çdo episodi dhe shikoja komentet, aty shkoja gropë në moral. Kjo gjëja më bënte të thoja ndoshta nuk e meritoj të jem këtu”, përfundon Dani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rozana Radi paralajmëron pjesën e dytë të hitit “Mr Yesterday” me Noizyn

Dafina Zeqiri flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë, thotë dy fjalë edhe për partnerin

“Një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar e rëndësishme” – Katy Perry tallet për veshjen gjatë një performance

Dafina Zeqiri flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë, thotë dy fjalë edhe për partnerin

Pak ditë pasi u shpall fitues i Big Brother - Gjesti fshin të gjitha postimet nga Instagrami

“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Është në muajt e fundit të shtatzënisë - aksidentohet modelja shqiptare në Zvicër

Në lidhje me Egli Takon? Instruktori i palestrës thyen heshtjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm