Publikoi video duke shtënë me armë – dërgohet në stacionin policor i dyshuari nga Shtimja

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një person është shoqëruar në stacionin policor, për shkak se kishte publikuar video duke shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mollopolc të Shtimes .
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte publikuar disa video incizime duke shtënë me armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar”, ka njoftuar policia.
Policia ka theksuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































