LAJMI I FUNDIT:

Publikoi një fotografi të dhunimit të një gruaje nga ushtarët serbë, Flora Brovina ka edhe dy dëshmi tjera

Publikoi një fotografi të dhunimit të një gruaje nga ushtarët serbë, Flora Brovina ka edhe dy dëshmi tjera

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka paralajmëruar se do të bëjë publikimin edhe të dy dëshmive tjera për krimet që serbët i kanë kryer në Kosovë.

Në një prononcim për Telegrafin, Brovina tha se fotografia e publikuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend, ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar një grua kosovare, është fshehur që shumë kohë, prandaj ka vendosur ta publikojë sot.

Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)

“I kam edhe dy dëshmi tjera, do t’i publikojë në Kuvend sot. Kjo dëshmi që e kam prezantuar sot nuk është diçka e re, por është anashkaluar. Ndërkombëtarët, por edhe tanët e kanë fshehur, prandaj e kam publikuar sot”, ka deklaruar deputetja Brovina për Telegrafin.


Në dëshminë e publikuar sot nga deputetja Brovina, ushtarët serbë shihen duke dhunuar një femër në Kosovë, dhe familjarët e saj janë prapa saj – disa të vrarë e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ndryshe, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar në ora 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin serb në Kosovë. /Telegrafi/

Kjo është fotografia e treguar nga Flora Brovina, në të cilën shihen ushtarët serbë duke dhunuar një grua, gjatë luftës në Kosovë

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori