LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja në të cilën Michael Jackson është pyetur drejtpërdrejt për keqtrajtimin e fëmijëve

Publikohet videoja në të cilën Michael Jackson është pyetur drejtpërdrejt për keqtrajtimin e fëmijëve
Michael Jackson (Foto: Getty Images/Guliver/DailyMail/JMDC Media)

Në një video të siguruar nga DailyMailTV, shfaqet Michael Jackson duke u pyetur drejtpërdrejt nëse është pedofil.

Në videon e xhiruar në vitin 1996, Mbreti i muzikës pop është pyetur nga avokatët në lidhje me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve, ndërsa besohet se kjo është hera e vetme në jetën e tij që ai është pyetur për këtë çështje.

Në xhirimin e 1 marsit të vitit 1996, ikona muzikës, i cili asokohe ishte 37 vjeçar, duket i emocionuar, qeshet dhe bën shaka në lidhje me pyetjet se i ka ngacmuar fëmijët.


Kjo video ka dalë në dritë pas publikimit të një dokumentari që u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance, ky Wade Robson dhe James Safechuck kanë thënë se këngëtari i ka keqtrajtuar seksualisht në rançin e tij, Neverland.

Në filmin e titulluar “Leaving Neverland”, ata japin detaje se si Jackson i kishte rregulluar para se të kryente marrëdhënie seksuale.

Në videon e re, Michael fillon të qeshet menjëherë pasi e pyesin në lidhje me ngacmimet e fëmijëve, Macaulay Culkin, Jordan Chandler dhe Brett Barnes, të cilit ishin vizitorë të rregullt në Neverland.

Asokohe, këngëtari ishte akuzuar nga pesë të punësuar në rançin e tij për ngacmim seksual të fëmijëve. Ndërsa në pyetjet e avokatëve, ai nuk ndihet komod në ulësen e tij.

Të gjitha lajmet për Michael Jackson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Michael Jackson

Ky është xhirimi i vetëm, ku Jackson pyetet para kamerës për akuzat për pedofili – ndërsa reagimi i tij është etiketuar si bizar.

Këngëtari u ka dhënë miliona dollarë familjeve të fëmijëve që të mos dëshmojnë kundër tij në gjykatë, ashtu që asnjëherë nuk është dënuar për akuzat e pretenduara.

Michael Jackson (Foto: Tim Whitby/Getty Images/Guliver)

Në videon e publikuar, Jackson e ka krahasuar veten me Jezu Krishtin dhe ka thënë se është keqinterpretuar.

Avokati i Prokurorisë e pyet këngëtarin: “Z. Jackson a je akuzuar ndonjëherë se e ke ngacmuar seksualisht Brett Barnesin?”, ndërsa Michael duket i befasuar, i mbyll sytë dhe e mbulon fytyrën, para se të qeshë në mënyrë të çuditshme.

Më pas, ai është pyetur edhe për ngacmimin eventual të Macaulay, ndërsa reagimi i tij ka qenë sërish i çuditshëm. Dhe në asnjë çast nuk është përgjigjur lidhur me akuzat ndaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Magazina
Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Magazina
Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Magazina
Ryan Reynolds me kritika të ashpra për Baldonin: Ai ngacmoi gruan time në xhirime

Ryan Reynolds me kritika të ashpra për Baldonin: Ai ngacmoi gruan time në xhirime

Magazina
Kalo në kategori