LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant – eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm

Publikohet video e re e aksidentit të Kobe Bryant – eksperti i aviacionit, Ditchey: Aksidenti ishte i shmangshëm

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, humbën jetën në një aksident helikopteri “krejtësisht të shmangshëm”, ka thënë një ekspert i aviacionit.

Piloti, inxhinieri aeronautikë dhe ish-drejtori i linjës ajrore, Robert Ditchey, ka thënë se nëntë vdekjet mund të ishin shmangur ndërsa hetimi për përplasjen ende vazhdon.

Komente të tij erdhën pasi pamjet e reja u shfaqën dukshëm që tregojnë se helikopteri i Bryant po qarkullonte, disa minuta para goditjes fatale.


Prindër, vajza, trajnerë: Biografi e shkurtër e nëntë viktimave të aksidentit tragjik me helikopterin e Kobe Bryant
Lexo po ashtu Prindër, vajza, trajnerë: Biografi e shkurtër e nëntë viktimave të aksidentit tragjik me helikopterin e Kobe Bryant

“Kjo ishte krejtësisht e shmangshme, dhe nga ana e disa njerëzve mund të shkoj aq larg sa të them se ishin të papërgjegjshëm”, ka thënë fillimisht Ditchey për USA Today.

“Këtu është njëri nga njerëzit më të rëndësishëm në botë që vjen në një fund tragjik si ky dhe ju thoni, “Pse? Çfarë dreqi ndodhi?””.

“Ata ishin në mjegull dhe ishin duke rënë në tokë, por duke u përpjekur të fluturoni lart dhe mezi mund ta shihni”.

“Ai është vetëm 100 metra larg mbi tokë. Në atë zonë të Luginës së San Fernando keni male në të dyja anët… dhe retë i kanë errësuar ato dhe nuk keni aq hapësirë ​​për tu manovruar”.

Pesë gjërat për të cilat do të kujtohet gjithmonë Kobe Bryant - nga një ikonë e NBA deri te një person që e dashuronte familjen e tij
Lexo po ashtu Pesë gjërat për të cilat do të kujtohet gjithmonë Kobe Bryant - nga një ikonë e NBA deri te një person që e dashuronte familjen e tij

“Moti nuk është aq i mirë sa policia të fluturojë. Pse duhet ta bënte Kobe?”, përfundoi eksperti i aviacionit.

Të nëntë trupat tani janë gjetur nga vendi i përplasjes ndërsa video e re shihet se është marrë pak minuta para se të ndodh tragjedia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori