LAJMI I FUNDIT:

Publikohet sot raporti “Të Bërit Biznes 2017”

Publikohet sot raporti “Të Bërit Biznes 2017”

Sot do të shpalosen hollësitë e Raportit të Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2017”, i publikuar me 25 tetor 2016, si dhe angazhimet e Task Forcës së Kosovës lidhur me reformat për përmirësimin e mjedisit afarist në vend.

Kështu ka bëtë të ditur MTI përmes një njoftimi për media.

“Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2017” i publikuar me 25 tetor 2016, konfirmon progresin e arritur nga Republika e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist, duke ngritur rangimin e saj botëror në vendin e 60-të nga vendi i 64-të sa është ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm (rikujtojmë se raporti zyrtar i BB për “Të Bërit Biznes 2016” Kosovën e kishte ranguar në vendin e 66-të)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/