LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti i “Çohu” për monitorimin e mediave online, asnjë ankesë ndaj Telegrafit

Publikohet raporti i “Çohu” për monitorimin e mediave online, asnjë ankesë ndaj Telegrafit

Portali Telegrafi vazhdon të jetë media online më e besueshme, më korrekte dhe më profesionale. Këtë e ka konfirmuar raporti i monitorimit të mediave online për periudhën janar 2020-dhjetor 2021 i organizatës “ÇOHU”, në bazë të të cilit ndaj Telegrafit nuk ka pasur asnjë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Organizata “Çohu” publikoi raportin e monitorimit të mediave online për periudhën janar 2020-dhjetor 2021, ku monitoruesit e mediave online kanë evidentuar 145 shkelje eventuale të Kodit të Mediave të Shkruara e që të njëjta janë dërguar në KMShK për trajtim, ku kjo e fundit ka miratuar 88 prej tyre, 52 i ka hedhur poshtë ndërsa për pesë të tjera “Çohu” nuk kishte marrë përgjigje deri në përpilimin e raportit.

Cak i monitorimit kanë qenë 24 media, prej të cilave dy rajonale, njëra në gjuhën serbe. Përzgjedhja e tyre ishte bërë duke u nisur nga fakti se janë anëtare të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe pasi klikohen më shumë.


Ankesat e dërguara janë ndarë sipas kapitujve, ku për privatësinë ka pasur më së shumti ankesa, pastaj për vërtetësinë, për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve, të drejtat e autorit si dhe reklamat e sponsorizimet.

Nga 24 mediat e monitoruara, Telegrafi dhe tri media tjera nuk kanë bërë asnjë shkelje e madje ndaj tyre nuk ka pasur asnjë ankesë.

Derisa ndaj 20 mediave tjera të përfshira në monitorim janë bërë ankesa të ndryshme nga qytetarë e organizata për shkelje të etikës.

Drejtori i kësaj organizate, Arton Demhasaj, duke folur për qëllimin e projektit, deklaroi se i njëjti ka pasur ndikim tek mediat që janë treguar më të kujdesshme kur kanë kuptuar se janë duke u monitoruar.

Rekomandimet e këtij projekti janë që të rriten kapacitetet e KMShK-së për monitorimin e mediave të shkruara online sipas detyre. Pastaj që KMShK duhet të bëjë fushata vetëdijësuese në mënyrë që qytetarët të dinë se aty mund t’i dërgojnë ankesat e tyre lidhur me raportimet e shkruara mediale.

Po ashtu, rekomandohet që vendimet e KMShK-së të publikohen tek të gjitha mediat anëtare të saj, si dhe KMShK të mbajë më shumë trajnime me redaktorë dhe gazetarë lidhur me respektimin e Kodit të Mediave të Shkruara.

Drejtori i KMShK-së, Imer Mushkolaj, tha se kanë pasur fushata vetëdijësuese ndërsa ka qenë i befasuar për të keq edhe me zyrtarët shtetërorë të cilët nuk e kanë ditur se çfarë procedurash duhet të ndjekin ndaj një shkrimi.

Raporti i plotë i monitorimit të mediave online për periudhën janar 2020- dhjetor 2021.

Projekti i monitorimit të mediave online ka për qëllim monitorimin e mediave online që operojnë në Kosovë. Projekti ka angazhuar dy monitorues të cilët kanë bërë monitorim të portaleve të përzgjedhura duke evidentuar shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara.

Qëllimi i këtij projekti është që të nxisë aktivizimin qytetarë për të raportuar shkelje të ndryshme etike që ata shohin në media. Por në anën tjetër qëllim në vetvete është që mediat që janë monitoruar ta kuptojnë se ku kanë gabuar dhe ta kuptojnë po ashtu se dikush po i monitoron lajmet e tyre.

Monitorimi është bërë në baza ditore, ku më pas shkeljet e evidentuara përafërsisht tetë shkresa në muaj dërgohen në forme ankese në Këshillin e Mediave të Shkruara te Kosovës. Kodi i Mediave më të cilin punojmë përfshinë një numër të madhe të kapitujve, gjithsej 12 sosh.

Numri i portaleve që janë monitoruar arrin mbi 20 dhe ato janë: Gazeta Blic, Indeksonline, KoSSeV, Kosova.info, Insajderi, Bota Sot, Ekonomia Online, Arbresh.info, Gazeta Express, Epoka e Re, Info Sot, Kosovalive, KosovaPress, Kosova Post, Lajmi.net, Periskopi, Rajoni Press, Telegrafi, Tribuna, Zeri.info dhe Veriu.info.

Përzgjedhja e portaleve është bërë duke u nisur nga fakti se të gjitha janë anëtare të KMShK-së dhe se janë portale që klikohen në masë të madhe nga qytetarët. Për të pasur një pasqyrë rreth klikueshmërisë, është përdorur platforma alexa.com, e cila ofron të dhëna mbi trendin e klikimeve dhe në këtë mënyrë mund të bëhet krahasimi mes portaleve.

Gjatë monitorimit të mediave online që operojnë në Kosovë, shumë shpesh kemi parë raportime të shumta të mediave që nuk i janë përmbajtur Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Andaj, qëllimi i këtij raporti është identifikimi i shkeljeve eventuale të etikës gazetareske dhe pastaj dërgimi i ankesave për këto shkelje pranë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Gjatë periudhës janar 2020 –dhjetor 2021 janë monitoruar gjithsej 24 media, prej të cilave dy lokale, njëra në gjuhën serbe.

Duke u bazuar tek të gjeturat që janë nxjerrë nga ky monitorim, në këtë periudhë dy vjeçare janë dërguar gjithsej 145 ankesa në KMShK. Këto ankesa janë dërguar me dyshimin se mediat nuk e kanë respektuar Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës gjatë raportimeve të ndryshme.

Nga të gjitha ankesat e dërguara në KMShK, nga ky institucion kemi pranuar 140 vendime, nga të cilat 88 të miratuara dhe 52 të pa miratuara, ndërsa pesë ankesat tjera janë ende në proces të shqyrtimit.

Duke i marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e ankesave që janë dërguar nga KMShK, janë miratuar, është e domosdoshme që të ketë një vetëdijesim më të madh të mediave për të respektuar etikën e gazetarisë gjatë raportimit. Gjithashtu  ka nevojë edhe për një vetëdijesim më të madh të qytetarëve për t’i dërguar në KMShK rastet kur pretendojnë se ndaj tyre është shpifur apo janë fyer në ndonjë shkrim të caktuar. Përveç të drejtës për të bërë padi civile, ata duhet ta dinë që ankesat e tyre mund dhe duhet t’i dërgojnë edhe në KMShK.

Ky institucion vetërregullues, aktualisht nuk shqipton ndonjë gjobë ndaj mediumeve të shkruara online të cilat bëjnë shkelje të ndryshme të kodit të etikës, por konstaton dhe merr vendim lidhur me shkeljet e pretenduara nga palë të ndryshme dhe i publikojnë në ueb-sajt këto vendime. Fakti që një pretendim për shkelje trajtohet nga një grup profesionistësh të mediave, mund të merret në konsideratë nga gjykatat në rastet kur për rastet e njëjta palët e prekura kanë bërë padi civile për fyerje ose shpifje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori