Është publikuar promoja e episodit të 141-të të serialit "O Sa Mirë".

Edhe në këtë episod, do të ketë shumë ngjarje interesante të cilat do të bëjnë për të qeshur shikuesit.


lug

Profesori 'Arbnor' vjen i befasuar me biçikletë në shkollë, teksa sheh që studentët e tij kanë dalë në grevë në korridorin e shkollës.

'Rrahmani' dhe 'Qabi' në anën tjetër do të zhvillojnë një bisedë rreth mënyrës se si ky i fundit arrin t'i fitojë paratë.

Nuk do të mungojë edhe një debat i nxehtë mes 'Citit' dhe 'Hakiut', të cilët do të përballen me fjalë dhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

skec

Ky episod, do të ketë gjithashtu brenda tij edhe dy intervistues të veçantë.

Episodi i plotë do të publikohet të dielën në ora 21:00. /Telegrafi/