Zhaklin Lekatari është opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ajo tashmë njihet për fjalët e drejtpërdrejta dhe komentet e prera që bën kundrejt banorëve brenda këtij formati.


Ndonëse nuk mban anën e askujt dhe gjykon situatat drejtë, gazetares së fundmi i është publikuar një audio-incizim që ka të bëjë me njërën nga banoret.

Në videon që është publikuar në Twitter dëgjohet Zhaku duke treguar se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit.

Ajo tutje thotë se ndihet e ofenduar dhe se nuk mund ta blejë me para, duke theksuar se nuk është Olta.

@_bigbrothervip2

Visit TikTok to discover videos!

“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë dhe unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blej mua me lekë. Unë nuk jam Olta nuk blihem i thashë Sara Hoxhës”, tha ajo.

Kjo video tani është bërë virale dhe po qarkullon gjithandej nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/