Publikohet episodi i pestë i 'Schengen Visa', të tjera skena qesharake nga aplikuesit në ambasadë

Është publikuar në kanalin YouTube edhe episodi i pestë i serialit shumë të pëlqyer nga publiku, 'Schengen Visa'.
Edhe në këtë episod nuk do të mungojnë skenat e shumta qesharake mes punëtorëve të administratës dhe aplikuesve për vizë.

Punëtorët e sportelit kënaqen duke flirtuar mes vete, ndonëse ka në radhë njerëz që presin.
Në anën tjetër, pastruesja e cila tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për publikun, nuk nguron të bëjë disa nga prapësitë e saj.

Ndërkohë, për të marrë vizën në sportel paraqiten vazhdimisht njerëz të ndryshëm, të cilët zhgënjehen pas refuzimit.
"Schengen Visa" publikohet çdo të martë në orën 21:00 në kanalin YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































