Publikohen pamjet e sulmeve që kreu SHBA-ja së fundmi ndaj caqeve të Houthit - dëgjohen shpërthime të forta
SHBA-ja ka kryer sërish sulme ndaj pozicioneve të Houthit në Jemen duke qenë se një tjetër anije amerikane është sulmuar afër Detit të Kuq.
Siç raportojnë mediet e huaja, SHBA-ja kreu sulme në 14 lokacione të grupit Houthi, sipas Komandës Qendrore të SHBA-s, transmeton Telegrafi.
Tani në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që duket se pasqyrojnë këto sulme të fundit që kreu SHBA-ja ndaj objektivave të Houthit.
Sipas këtyre pamjeve, u dëgjuan shpërthime të forta, gjithashtu edhe flakë e tymi i dendur kishin ngërthyer zonat e sulmuara. /Telegrafi/
Objektivat e fundit të goditura nga forcat amerikane ishin pjesë e Gjirit të Adenit. Sulmet shkaktuan zjarr, por nuk raportohet për të vdekur.
Houthit të mbështetur nga Irani, fillimisht thanë se po sulmonin anijet e lidhura me Izraelin në një përpjekje për t’i dhënë fund bombardimeve në Gazë.






























