Publikohen pamjet e një përleshjeje në Shëngjin, të përfshirë edhe pushues nga Kosova

Sherr masiv në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh.
Sherri, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga vetë turistët ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Vetë turistët raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së 31 korrikut, por ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit, shkruan BW.
Po sipas këtij mediumi, disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova.
Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































