Publikohen nga WikiLeaks emailet e partisë së Erdogan, ja çka thuhet për Gruevskin (Foto)

Nuk kaluan shumë orë që kur WikiLeaks publikoi e-mailet private të partisë së Erdoganit dhe menjëherë ky ueb sajt u sulmua nga hakerë të rrezikshëm, prapa të cilëve dyshohet se qëndron qeveria e Erdoganit.
Në një deklarim në ueb sajtin e tyre, dje WikiLeaks shkroi: “Sot, ora 11 pasdite në Ankara, WikiLeaks publikon pjesën e parë të e-maileve të partisë së Erdoganit, AKP-së. AKP apo Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, është partia udhëheqëse në Turqi dhe është forca politike prapa presidentit të shtetit, Recep Tayyip Erdogan”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ka gjurmuar komunikimet elektronike për politikanët e Maqedonisë dhe ju sjell rezultatet se çka thuhet për ish-kryeministrin Gruevski.
Për Nikolla Gruevskin ka një rezultat kur kërkohet sipas mbiemrit. Letra është dërguar nga emaili digi.security@isnet.net.tr drejt një grupi njerzish të lidhur me Google Groups që mendohet të jenë funksionarë të AK Partisë.
Emaili ku përmendet Gruevski është dërguar me datë 24 Qershor dhe mbi të gjitha flitet rreth aferës së përgjimeve dhe publikimi i bombave të liderit të opozitës Zoran Zaev ku përmendet krimi financiar dhe krimi zgjedhor që u dëgjua edhe tek ”bombat” e LSDM-së.
Në email përmendet edhe reagimi i Komisionit Evropian për 67000 telefonatat e përgjuara dhe se në Maqedoni janë përgjuar mbi 20.000 njerëz.
Në email flitet gjithashtu edhe për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për bisedimet në krizën e Maqedonisë.
Në të vërtetë, emaili përmban informacione që kompania e kontraktuar e ka dërguar për të informuar AK partinë dhe funksionarët e partisë së presidentit Erdogan për atë se çka ka ndodhur në botë dhe rajon. Kompania që del sipas email adresës është ”İşNet”dhe emaili është dërguar në ora 07:55 në mëngjes. Lajmi i bashkangjtur me emailin buron nga portali Haber Turk. Vlen të theksohet se lajmi i njejtë nuk ekziston më në ueb faqen e Haber Turk.
Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë të gjurmoj emailet edhe për politikanët, partitë dhe institucionet tjera./Telegrafi/
Emailin ku përmendet Gruevski mund t’a gjeni KËTU
Gjithashtu lexo: Sulmohet WikiLeaks pas publikimit të e-maileve private të Erdoganit (Dokumente)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe