LAJMI I FUNDIT:

PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

PSV i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Xavi Simons

Xavi Simons është një nga taletnet më të mëdhenj holandez dhe ai ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e PSV Eindhoven.

Mesfushori ofensivë iu bashkua gjigantit holandez verën e vitit të kaluar nga PSG si lojtar i lirë dhe shkëlqimi i tij filloi në Philips Stadion.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te PSV, pasi ai është bërë objektivi kryesor i Arsenalit për repartin e mesfushës.


Arsenali do të përdorë ‘armë sekrete’ për të afruar mesfushorin e shumëkërkuar Xavi Simons
Lexo po ashtu Arsenali do të përdorë ‘armë sekrete’ për të afruar mesfushorin e shumëkërkuar Xavi Simons

Përveç Topçinjve në garë për holandezin janë futur edhe Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund.

PSV ka vendosur ta lë të lirë Simonsin të largohet dhe tanimë i ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e tij.

Shkëlqeu me PSV, Arsenali po e monitoron situatën e Xavi Simons
Lexo po ashtu Shkëlqeu me PSV, Arsenali po e monitoron situatën e Xavi Simons

Gjiganti holandez pretendon të fitoj 50 milionë euro nga largimi i Simons, ku një shumë prej 20 përqind do t’i takojnë PSG-së që ka ruajtur përqindje në shitjen e ardhshme të holandezit.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë, duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori