LAJMI I FUNDIT:

PSG u tregon derën pesë yjeve të ekipit: Në listë edhe Neymar dhe Verratti

PSG u tregon derën pesë yjeve të ekipit: Në listë edhe Neymar dhe Verratti

Neymar dhe Marco Verratti janë ndër pesë lojtarët me emra të mëdhenj që u është thënë se mund të largohen nga Paris Saint-Germain këtë verë, pasi trajneri i ri Luis Enrique nuk llogarit në ta.

Vera e turbullt vazhdon te PSG, me bombën e fundit që ka dalë nga klubi, ku trajneri i ri Luis Enrique, u ka thënë pesë lojtarëve se janë të lirë të kërkojnë klube të reja.

Neymar, Marco Verratti, Hugo Ekitike, Juan Bernat dhe Renato Sanches të gjithë janë informuar se janë të tepërt në “Parc des Princes”.


Sipas gazetës franceze RMC Sport, ka pasur një takim privat midis Luis Enrique, drejtorit sportiv Luis Campos dhe secilit lojtar individual, ku janë njoftuar në lidhje me largimet e tyre nga klubi.

Mbetet për t’u parë se si do të ecin kampionët aktualë të Ligue 1 këtë sezon, pas largimit të Lionel Messit dhe sagës së vazhdueshme që rrethon të ardhmen e Kylian Mbappe.

Neymar thuhet se i ka thënë tashmë klubit se dëshiron të larohet më herët, dhe duket se ndjenja është e ndërsjellë.

PSG pranon kërkesën e Neymarit, i vendos çmimin e largimit
Lexo po ashtu PSG pranon kërkesën e Neymarit, i vendos çmimin e largimit

Një grup prej 15 lojtarësh të padëshiruar – të quajtur ‘skuadra e bombave’ duke përfshirë edhe Mbappen – tashmë po stërvitet larg grupit të parë të PSG-së.

Parisienët e fillojnë sezonin e tyre 2023-24 me një përballje në shtëpi kundër Lorient në Parc des Princes të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori