Paris Saint-Germain ka triumfuar në shtëpi ndaj La Havre, në kuadër të xhiros së 13-të në Ligue 1.

“Parisienët” zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, për të fituar me rezultat bindës 3-0.


Mysafirët e nisën më mirë, duke rrezikuar me Simon Ebonog dhe Yassine Kechta, por Lucas Chevalier me super pritje ia mohoi golat.

Ishte Kang-in Lee që shënoi një supergol për ta zhbllokuar rezultatin pas 29 minutave lojë.

PSG ishte shumë më dominues në minutat e mbetur, kurse Joao Neves u përkujdes për golin e dytë (65’).

Fitoren e PSG-së pastaj e vulosi sulmuesi Bradley Barcola pas një aksioni të shpejtë (87’).

PSG me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve për t’u kthyer si lider në Ligue 1, derisa La Havrez renditet në pozitën e 12-të me 14 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app