PSG-ja mposhtet në shtëpi nga Monaco

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Monacos në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit francez.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat. Në minutën e gjashtë, Achraf Hakimi ishte pranë golit për
PSG-në, por portieri Philipp Kohn bëri një pritje të shkëlqyer.
Pak më herët, Denis Zakaria rrezikoi me kokë për Monacon, por topi shkoi pak mbi traversë.
Monaco kaloi në epërsi në minutën e 27-të. Maghnes Akliouche përfitoi nga një asist i Folarin Balogun dhe me qetësi brenda zonës shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, Monaco dyfishoi avantazhin. Në minutën e 55-të, Aleksandr Golovin mori një pasim në zonë dhe realizoi me një goditje të saktë për 2-0, duke lënë pa reagim portierin Matvey Safonov.
Entré en jeu à la 54e, buteur à la 55e… Aleksandr ne perd pas de temps 🔥
0️⃣-2️⃣ #PSGASM pic.twitter.com/P0lErSLQaW
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) March 6, 2026
PSG reagoi shpejt dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 71-të. Bradley Barcola u shërbye nga Achraf Hakimi dhe realizoi për 1-2, duke rikthyer shpresat e parisienëve.
Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë Monaco riktheu diferencën prej dy golash. Folarin Balogun goditi nga jashtë zonës dhe pas një devijimi topi përfundoi në rrjetë për 3-1.
PSG pati disa mundësi për të rikthyer ndeshjen, me Ousmane Dembele që në minutën e 79-të u ndal nga një pritje spektakolare e Kohn.
Në fund, Simon Adingra ishte shumë pranë golit të katërt për Monacon, por goditja e tij u ndal nga traversa./Telegrafi/




















































