PSG-ja fundos Leverkusenin, triumfon me rezultat të çmendur në Gjermani

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat të thellë 7-2 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e shtatë përmes Ëillian Pachos i cili realizoi me kokë për rezultatin 1-0.
Vendasit patën një mundësi të artë të barazonin shifrat në mintuën e 38-të, por Aleix Garcia dështoi të shënonte nga penalltia.
Në minutën e 33-të Leverkuseni mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Robert Andrich.
Sidoqoftë, avantazhi numerik në fushë u baraspeshua pas vetëm pak minutave, pasi edhe Ilya Zabarnyi i mysafirëve doli me të kuq në minutën e 37-të.
Ishte pikërisht Garcia (38’) ai i cili përmirësoi gabimin e tij duke shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1.
⏸️ 5 buts, 2 cartons rouges et une fin de première période de folie !
On mène après 45 minutes à Leverkusen.#B04PSG I @ChampionsLeague pic.twitter.com/SM6s6JmTiA
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 21, 2025
PSG-ja u kundërpërgjigj ashpër duke realizuar tre gola të shpejtë me anë të Desire Doue (41’ dhe 45’), Khvicha Kvaratskhelia (44’) për rezultatin 1-4.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG shënoi edhe golin e pestë, kësaj radhe përmes Nuno Mendes (50’) që realizoi për 5-1.
Për Leverkusenin realizoi sërish Garcia, i cili në minutën e 54-të shënoi një gol fantastik nga distanca për 5-2.
Vuajtjet e vendasve u thelluan edhe më shumë në minutën e 66-të, me fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembele, i cili realizoi për 6-2 pas asistimit nga Bradley Barcola.
Për epilogun përfundimtar të takimit 7-2 u përkujdes Vitinha i cili realizoi në minutën e 90-të
Me këtë fitore të thellë PSG-ja shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe aktualisht është lidere e tabelës./Telegrafi/




















































