LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton ndaj Reims, ndalet Lille nga St Etienne – kampioni në Ligue 1 përcaktohet në xhiron e fundit

PSG fiton ndaj Reims, ndalet Lille nga St Etienne – kampioni në Ligue 1 përcaktohet në xhiron e fundit

Paris Saint-Germain ka mbajtur gjallë shpresat për titull në fitoren 4-0 ndaj Reims në kuadër të javës së 37-të.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Remis mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Abdelhamid u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, PSG fitoi penallti dhe atë në gol e konvertoi Neymar pas vetëm tre minutash nga vendimi për karton të kuq.


Nuk kaloi shumë kohë dhe Kylian Mbappe në minutën e 24-të e dyfishoi epërsinë për parisienët.

Në 45 minutat e dytë, ishte Marquinhos që në minutën e 68-të shënoi për 3-0, nga një asistim i Neymar.

Skuadra që drejtohet nga Mauricio Pochettino nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt me anë të Moise Kean (90′).

PSG është aktualisht në vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Lille që është lider, mirëpo dështoi të fitonte nda St Etienne, duke barazuar pa gola në shtëpi.

Kështu, PSG duhet të fitojë patjetër takimin e fundit, që është ndaj Brest, derisa Lille duhet të humbë ose të barazojë në takimin ndaj Angers, për të fituar kështu trofeun. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori