Paris Saint-Germaini është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Ligës në Francë pas fitores ndaj Orleans.

Kundërshtari i kryeqytetasve bën gara në Ligue 2, ashtu që kampioni i Ligue 1 ishte favorit për të vazhduar në çerekfinale. Dhe pikërisht ashtu ndodhi.


Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin e kësaj ndeshjeje në minutat e fundit të pjesës së parë (41') dhe me epërsi minimale, parisienët shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Joseph Lopy e barazoi rezultatin (69') duke i vënë në vështirësi mysafirët.

Mirëpo, me golin e Moussa Diaby (81'), PSG doli fitues nga ky takim në kuadër të Coupe de la Ligue.

https://twitter.com/TNC_Football/status/1075151676204560386

Me këtë triumf, Paris Saint-Germaini e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të kësaj gare.

Theksojmë se klubi kryeqytetas është edhe kampion në fuqi i Kupës së Ligës. /Telegrafi/

telegrafi sport app