LAJMI I FUNDIT:

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

PSG e ka eliminuar Brestin nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Pas 20 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Bradley Barcolas, që u asistua prej Fabian Ruiz.

Në minutën e 39-të, Kvicha Kvaratskhelia e dyfishoi epërsinë e PSG-së me një asistim të Barcolas.


Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në minutën e 59-të, Vitinha shënoi për 3-0, ndërsa Ruiz ishte sërish në rolin e asistuesit.

Për 4-0 u përkujdes Doue (64’), ndërsa Goncalo Ramos ishte në listën e asistuesve.

Pesë minuta më vonë, radha për gol i erdhi edhe Nunon Mendes, që me një asistim nga Achraf Hakimi e çoi rezultatin në 5-0.

Edhe Ramos u fut në listën e golashënuesve, kur shënoi për 6-0 me asistimin e Doue.

Fitoren e PSG-së e vulosi Senny Mayulu kur shënoi për 7-0 në minutën e 86-të.

Të premten e kësaj jave, PSG do të mësojë emrin e kundërshtarit për 1/8 e finales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Liga e Evropës
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Kalo në kategori