Paris Saint-Germain po shfaq ambicie të mëdha për të ardhmen, duke besuar se do të fitojë edhe më shumë trofe të Ligës së Kampionëve në vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve të mediave franceze, drejtuesit e klubit kanë vendosur një objektiv të qartë: të sigurojnë tre ose katër tituj të tjerë të Ligës së Kampionëve brenda 10 viteve të ardhshme.


Klubi francez është i bindur se ka ndërtuar një skuadër dhe një strukturë të aftë për të arritur jo vetëm këto trofe, por edhe më shumë, duke i dhënë prioritet suksesit kontinental.

PSG e konsideron këtë një strategji afatgjatë, duke synuar që të konsolidohet si një nga klubet më të fuqishme dhe më të respektuara në futbollin evropian.

Vlen të theksohet se Paris Saint-Germain është aktualisht kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, duke përfunduar vitin 2025 me një numër historik prej gjashtë trofesh të mëdhenj të fituar nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Ky sukses i fundit ka rritur besimin brenda klubit se skuadra ka potencialin për të vazhduar dominimin e saj në nivel evropian.

Me këto ambicie, PSG nuk po mbështetet vetëm te suksesi i deritanishëm, por po synon të shkojë edhe më lart, duke e vendosur vetën në rrugën për të shkruar historinë në Ligën e Kampionëve dhe për të afirmuar statusin e saj si një nga gjigantët e futbollit botëror./Telegrafi/

telegrafi sport app