Çfarë kanë të përbashkët ‘Spotify’, ‘Minecraft’ dhe ‘Candy Crush Saga’? Të gjitha ato u krijuan në Suedi.
‘Skype’ është bashkëthemeluar nga suedezët dhe ‘SoundCloud’ filloi në Stokholm përpara se të shkonte në Berilin, në shtëpinë e saj aktuale.
Suedia është shtëpia për kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Evropës dhe kapitali i saj është i dyti më i madh pas Silicon Valley kur është fjala për numrin e tyre për kokë banori.
Pse Suedia ka promovuar me kaq sukses bizneset e reja dixhitale duke i zhvilluar ato?
Një përgjigje kundër intuitës dhe disi e diskutueshme është niveli i lartë i taksave.
Përkundër hulumtimeve që tregojnë se vendet me taksa dhe shpenzime të larta tentojnë të jenë më pak tërheqëse për ndërmarrjet, mirëpo bizneset suedeze të teknologjisë kanë përfituar nga infrastruktura sociale dhe fizike.
Kur bëhet fjalë për shpejtësinë mesatare të internetit, Suedia mbetet mbrapa vetëm nga fqinji i saj Norvegjia dhe Koreja e Jugut.
Më shumë se 60 për qind e vendit ka qasje në internetin e fibrave optik dhe qeveria suedeze dëshiron që kjo shifër të rritet me 90 për qind deri në vitin 2020.
Nuk është hera e parë që qeveria ka përkrahur në mënyrë masive teknologjinë. Në vitet e ’90-ta Suedia subvencionoi familjet për të blerë kompjuterë personal dhe pothuajse çdo familje kishte një kompjuter të tillë në shtëpitë e tyre.
Sebastian Siemiatkowski, themelues i ‘Klarna’, një kompani për tregtinë online, e përkrah këtë ide vizionare si arsye për të cilën ai ishte në gjendje të fillonte të programonte qysh në moshën 10 vjeçare.
Sot rreth 95 për qind e popullsisë në Suedi përdorin internetin, krahasuar me vetëm 84 për qind në SHBA.
Gjithashtu, Suedia është ndër vendet me performancë më të mirë në raport për mjedisin e saj makroekonomik.
Suksesi i Suedisë si një qendër për përkrahjen e teknologjisë është pjesë e një historie më të gjerë të rritjes ekonomike të nisur nga një sërë reformash të tregut në vitet e ’90-ta.
Në prag të një krize financiare, qeveria kërkoi të futë konkurrentët privat në zona të dominuara më parë nga entitetet e kontrolluara nga shteti.
Shumë monopole publike u riorganizuan, duke përfshirë taksitë, energjinë elektrike, telekomunikacionin, hekurudhat dhe shërbimet e brendshme të udhëtimit ajror. Ndërsa, shërbime të tjera publike, duke përfshirë kujdesin për të moshuarit, arsimin fillor dhe të mesëm u jepen firmave private.
Madje qeveria suedeze po kërkon të adresojë shqetësimet e kompanive të teknologjisë që nivelet e larta të taksave po e bëjnë të vështirë që t’i tërheqin talentet.
Kjo po e bën këtë që të ulë taksat mbi opsionet e aksioneve të bizneseve fillestare, një metodë e zakonshme e kompensimit nga kompanitë e reja që duan të tërheqin talentin më të mirë, por nuk mund të konkurrojnë me paga nga kompanitë e themeluara më parë.
Besimi është një përbërës i rëndësishëm jetik për suksesin e Suedisë.
Sipas një studimi, Suedia pozicionohet e dyta mbas Danimarkës për ndërmarrësi, e përcaktuar lirshëm si bashkëpunues dhe inovativ që punon brenda kompanive nga punëtorët.
Ndërmarrësia lulëzon kur ekziston një nivel i lartë besimi, si brenda ekonomive individuale, ashtu edhe në shoqëri.
Të punësuarit kanë më shumë gjasa të jenë inovativ kur ata i besojnë punëdhënësit të tyre me një nivel më të lartë autonomie në rolet e tyre. Po kështu, të punësuarit kanë më shumë gjasa të jenë bashkëpunuese kur u besojnë kolegëve të tyre.
Një nivel i fortë besimi është thellësisht i rrënjosur në kulturën suedeze, gjë që mund të shpjegojë se pse kaq shumë suedezët i besojnë qeverisë që të shpenzojë paratë e tyre për ta.
Kjo nga ana tjetër krijon një mjedis të një rrjeti të fortë sigurie shoqërore, duke përfshirë lindjen bujare dhe lejen e atësisë, gjë që mund t’i bëjë punëtorët të ndihen më të sigurt në punë.
Gjithashtu, niveli i lartë i besimit që përfiton ndërmarrësi me kompanitë e mëdha ka mundësuar që ndarja e njohurive ndërmjet për bizneset fillestare të jetë më i madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?